Adana Demirspori ka njoftuar se portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, i cili u lëndua në ndeshjen kundër Rizesporit në Superligën e Turqisë, është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Portieri ynë Arijanet Muriq u zëvendësua nga loja për kontrolle më të thella mjekësore pas duelit që e pati në fytyrë gjatë ndeshjes. Si rezultat i kontrollimeve mjekësore, mund të themi se ai është mirë me shëndet”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të skuadrës elitare të Turqisë.
Muric’s injury pic.twitter.com/3GMcWKFqH0
— ‘ (@kosovo_49) February 6, 2022
Artikuj të ngjashëm