Mesfushori shqiptar nga Lugina e Preshevës, Gjelbrim Taipi, ka përfituar nga lëndimi i lojtarit më të mirë të Kosovës aktualisht, Valon Berisha, dhe është ftuar në Përfaqësuese për dy ndeshjet miqësore të fundmarsit.
Trajneri i ri i Kosovës, Bernard Challandes, të hënën ka publikuar listën që gazeta e kishte zbuluar shumë ditë më parë dhe në vend të Berishës është përfshirë mesfushori i Grasshopperit, Taipi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Bashkë me të, debutues në Përfaqësuese janë edhe Edon Zhegrova dhe Idriz Voca.
Kosova më 24 e 27 mars do të luajë me Madagaskarin dhe Burkina Fason në Francë.
Challandes ka ftuar 23 lojtarë dhe ata do të nisin përgatitjet për këto ndeshje të martën (sot) në afërsi të Parisit, Francoville.
Mesfushori Taipi, që më herët ishte edhe kapiten i ekipit Shpresa (U21) të Shqipërisë, është ndarë i kënaqur me ftesën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)