Eden Hazard po vazhdon rikuperimin nga lëndimi i pësuar. Ylli belg nuk do të arrijë të rikthehet as për dy takimet në Champions League ndaj Liverpoolit.
Stafi mjekësor i klubit spanjoll ka bërë të ditur se 30-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për këto dy ndeshje.
Hazardi këtë sezon ka pasur probleme të shumta me lëndime duke luajtur vetëm në 14 ndeshje duke shënuar tre gola.
Artikuj të ngjashëm