Eden Hazard i ka kaluar 529 ditë jashtë fushës për shkak të lëndimit, ka shkruar gazeta spanjolle “Marca”, si pasojë e 14-të lëndimeve të ndryshme.
Hazardi është në përfundim të sezonit të tretë me madrilenët, por ende nuk ka pasur ndikim të madh te madrilenët.
Futbollisti belg mund ta përfundojë me 22 ndeshje të luajtura këtë edicion, pasi u njoftua se ai mund t’i nënshtrohet një operimi në pulpë.
Hazardi sivjet ka pasur formë më të mirë fizike. Ka munguar vetëm 26 ditë, me dy lëndime gjithsej.