Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lemari ia siguron tri pikë Atletico Madridit dhe e dërgon në vendin e parë

Atletico Madridi e ka shënuar fitore e tretë në La Liga këtë sezon, në katër ndeshje sa i ka zhvilluar deri me tani.

Triumfi dramatik në duelin e xhiros së katër, u arrit të dielën si mysafir i Espanyolit me rezultatin 2:1 dhe atë me rikthim.

Raul de Tomas (40’) shënoi për Espanyolin. Kurse rezultatin e barazoi Yannick Carrasco (79’).

Tri pikë të rëndësishme, Atleticos ia siguroi Tomas Lemar i cili shënoi në minutën e 99-të pas asistimit të Carrascos. Lemari hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë.

Me 10 pikë, Atletico Madridi është lider i elitës së futbollit spanjoll. Derisa Espanyoli zë vendin e 16-të me 2 pikë.

Artikuj të ngjashëm