Leipzigu e ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, pas dy disfatave. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit F, ekipi gjerman e ka mposhtur Celticu me rezultatin 3:1, të mërkurën mbrëma.
Christopher Nkunku kaloi në epërsi Lepzigun në minutën e 27-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra skoceze barazoi shifrat në 1:1 me golin e Jotas në fillim të pjesës së dytë.
Por, gjermanët shënuan edhe dy herë deri në fund për të arkëtuar pikë të plota. Golin e dytë dhe të tretë për Leipzigun i realizoi sulmuesi Andre Seliva (64’, 77’). Celticu pësoi humbjen e dytë. Ka një pikë në vendin e fundit. Leipzigu është i parafundit me tri pikë.