Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu kërkon 100 mln për Gvardiolin

Skuadra e Leipzigut ia ka caktuar çmimin mbrojtësit të Kroacisë, Josko Gvardiol. Për ta lënë të lirë 21-vjeçarin në fund të sezonit, ekipi gjerman po kërkon 100 milionë euro, ka shkruar “Kicker” të martën.

Gvardiol po kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës pas paraqitjeve të mira që i pati në Kupën e Botës “Katari 2022”, ku zuri vendin e tretë me Kroacinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai në vitin 2021 iu bashkua Leipzigut nga Dinamo e Zagrebit dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2027. Në 24 ndeshje të luajtura këtë sezon në të gjitha garat, Gvardiol ka shënuar edhe një gol.

Interesim për shërbimet e tij tashmë kanë treguar Manchester City, Real Madridi, Bayern Munichu, Chelsea e Manchester Unitedi.