Leipzigu ka shënuar fitore në shtëpi kundër Eintracht Frankfurtit dhe ka dalë në vendin e katërt të elitës së futbollit të Gjermanisë.
Leipzigu të shtunën fitoi ndaj Frankfurtit me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 22-të të Bundesligës.
Vendimtar në këtë fitore ishin Timo Werner dhe Emil Forsberg.
Werneri shënoi me asistim të Forsbergut në minutën e gjashtë të ndeshjes, kurse Forsbergu realizoi në minutën e 40-të, kur bashkëveproi me Wernerin.
Djibril SoW e shënoi golin e vetëm të Frankfurtit në minutën e 61-të.
Edhe
Fitore e rëndësishme e Leipzigut në garën për top-katërshe
Te mysafirët në bankën rezervë ishte portieri Diant Ramaj.
Leipzigu në vendin e katërt ka 42 pikë, ndërsa Eintracht Frankfurti mbetet në pozitën e gjashtë me 38 pikë.