Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu e Frankfurti garojnë për Jasharin

Ardon Jashari do të largohet nga Superliga e Zvicrës në futboll. “Sky” e vlerëson punë të kryer largimin e kapitenit të Luzernit, që ka oferta të shumta. Garën për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Zvicrës po e udhëheqin dy skuadrat e mëdha të Bundesligës, RB Leipzigu dhe Eintracht Frankfurti.

Leeds Unitedi, Napoli e Celticu po ashtu synojnë shërbimet e mesfushorit qendror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kontrata e lojtarit të Kupës së Botës me Luzernin është e vlefshme deri në vitin 2026. Luzerni pritet të përfitoi nga shitja e Jasharit prej gjashtë deri në shtatë milionë euro.