Leicesteri ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në shtëpi ndaj Evertonit.
“Dhelprat” arritën të përmbysin rezultatin në këtë takim për të arkëtuar pikët e plota, me fitoren prej 2 me 1, transmeton Koha.net.
Evertoni kaloi në epërsi në minutën e 23 përmes Richarlisonit, i cili shënoi me kokë pas asistimit nga Sidibe.
Megjithatë, vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.
Vardy barazoi shifrat në minutën e 68, derisa golin e fitores e shënoi Iheanacho në minutën e 90+4.
Me këtë fitore Leicesteri arrin në kuotën e 32 pikëve dhe mban vendin e dytë, me tetë pikë më pak se lideri Liverpooli. Kurse Evertoni në vendin e 17 ka 14 pikë.
Artikuj të ngjashëm