Sport

Përfundon baras ndeshja Leicester - Everton

Ish-kampioni i Anglisë, Leicester City ka humbur mundësinë për ta fituar në shtëpi ndeshjen ndaj Evertonit. Ndeshja e zhvilluar të hënën mbrëma përfundoi me rezultatin 2:2, ndërsa i takoi javës së 34-t të Premier Leagues së Anglisë.

Dominic Calvert-Lepin kaloi Evertonin në epërsi.

Ai shënoi nga penalltia në minutën e 15-të, ndërsa shtatë minuta më vonë, Leicesteri barazoi shifrat nëpërmjet Çaglar Soyunçut. Jamie Vardy shënoi për 2:1 në minutën e 33-të, ndërsa mundësinë për 3:1, Leicesteri e humbi në minutën e nëntë shtesë të pjesës së parë. James Maddison dështoi nga pika e bardhë. Evertoni më pas barazoi rezultatin në 2:2, rezultat me të cilin edhe u mbyll takimi. Alex Iwobi shënoi golin e barazimit në minutën e 54-t. Leicesteri është në vendin e 16-të me 30 pikë, kurse tri pozita më poshtë, saktësisht në pozitën e parafundit është Evertoni me 29 pikë.