Leicester City në mënyrë dramatike ka shënuar dy gola në 13 minutat e fundit të ndeshjes për ta përmbysur rezultatin.
Leciesteri të enjten mbrëma e eliminoi PSV Eindhovenin, pasi në Holandë fitoi 2:1 dhe kështu u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 2:1, pasi në Angli dueli përfundoi pa gola.
Në minutën e 27-të, Erhan Zahavi shënoi për vendësit pasi e shfrytëzoi gabimin e Youri Tielmansit, ndërsa realizoi në portën e Kasper Schmeichelit me devijimin e Jonny Evansit.
Pasi shpërdoruan disa mundësi shënimi, “dhelprat” barazuan rezultatin nëpërmjet James Maddisonit në minutën e 77-të. Ai u asistua nga zëvendësuesi Ayoze Perez.
Kur kishin mbetur edhe dy minuta lojë deri në fund të ndeshjes, Ricardo Pereira shënoi pas topit të kthyer pas gjuajtjes së Patson Dakas, që u prit nga portieri Yvon Mvogo.
Leicesteri do të ballafaqohet në gjysmëfinale me fituesin e takimit Roma - Bodo/Glimt.