Me golin e mesfushorit çek, Tomas Soucek, dhe me autogolin e mbrojtësit danez, Jannik Vestergaard, West Ham Unitedi ka fituar përballë Leicester Cityt.
Të enjten mbrëma, rezultati në “London Stadium” ishte 2:0 në të mirë të West Hamit, që në Premier League i regjistroi dy fitore rresht për herë të parë që prej muajit mars të vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy golat e fitores u shënuan në pjesën e parë.
West Hami me fitoren e arritur në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të të enjten mbrëma, është ngjitur në vendin e 15-të dhe ka 33 pikë.
Leicester City mbetet me 17 pikë në pozitën e 19-të, përkatësisht të parafundit, aq sa ka edhe Ipswichi në vendin e 18-të.