Drejtuesit e Leicester Cityt është dashur të paguajnë dëmshpërblim për t'ia shkëputur kontratën trajnerit Brendan Rodgers me skuadrën e Celticut, ka raportuar të enjten "Goal.com".
Bëhet e ditur se Leicesteri i ka paguar Celticut 10.5 milionë euro dëmshpërblim për trajnerin Rodgersin dhe stafin e tij, transmeton Koha Ditore.
Në vitin 2017 kur Rodgers ishte emëruar trajner te Celticu, ekipi skocez në kontratën e tij kishte inkuadruar një klauzolë lirimi. Javë më parë, Rodgers ka marrë drejtimin e Leicesterit, duke zëvendësuar Claude Puelin e shkarkuar.
Rodgers 46-vjeçar, me Leicesterin ka firmosur kontratë deri në vitin 2022.