Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri kërkon mbrojtësin Llorente

Ish-kampioni i Anglisë, Leicester City po synon transferimin e qendërmbrojtësit të Real Sociedadit, Diego Llorente.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja britanike “Daily Mail”. Mësohet se Leicesteri në janar do të bëjë ofertë zyrtare për Llorenten, duke ofruar 25 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Llorente 26-vjeçar, te Leicesteri shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes. Ai këtë edicion ka nëntë paraqitje në La Liga dhe është i pazëvendësueshëm te Sociedadi.

Llorente në vitin 2017 iu bashkua Sociedadit nga Real Madridi për shtatë milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Ai ka edhe pesë paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.