Mesfushori i përfaqësueses së Belgjikës, Adnan Januzaj mund të kthehet në Angli. Interesim për mesfushorin e Real Sociedadit ka shprehur skuadra e Leicester Cityt.
"Paraqitja e Januzajt në ndeshjen kundër Anglisë në Kampionatin Botëror u ka rënë në sy drejtuesve të Leicesterit. Por Manchester United është skuadra e parë që duhet pyetur nëse e dëshiron apo jo Januzajn, sepse ashtu e ka të rregulluar me marrëveshjen për shitjen te Real Sociedadi", shkruan "The Sun", përcjell Koha Ditore.
Januzaj te Sociedadi u transferua në verën e vitit të kaluar nga Manchester Unitedi. Me skuadrën spanjolle ka kontratë deri në vitin 2022.
Artikuj të ngjashëm