Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Legjendës së ringut i është gërditur boksi

Ka dy vjet që Afrim Majanci është larguar nga boksi, sporti të cilit i ka dhënë shumë për dekada të tëra e prej të cilit ka marrë pak.

Majanci, që llogaritet prej boksierëve të mëdhenj që ka pasur Kosova, është shumë kritik për mënyrën se si po zhvillohet sporti për të cilin dikur të gjithë ishin krenarë në vend.

Sipas tij, në boks nuk është duke përparuar asgjë, ndërsa për gjendjen e sportit të ringut thotë se është për të qarë, shkruan sot Koha Ditore.

"Është mjerim gjendja në të cilën ka ardhur boksi. Jo vetëm në Prishtinë, por sidomos në Prishtinë", ka thënë Majanci në një bisedë për gazetën.

Në formë të mirë fizike dhe i gatshëm për të dhënë kontribut për këtë sport luftarak, Majanci shpreson që njerëz të rinj të afrohen në boks. Thotë se afrimi i njerëzve të rinj mund të jetë shpëtimi për boksin....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)