Fabrizio Miccoli është dënuar me tre vjet e gjysmë burgim. Arsyeja e këtij dënimi është lidhja që kishte me mafinë italiane. Ky lajm është raportuar nga agjencia e lajmeve “AFP”.
Ish-reprezentuesi i Italisë thuhet se ka përdorur dhunë dhe kërcënime të vazhdueshme për marrjen e 12 mijë eurove nga një ish-pronar i një diskoteke. Kjo sipas mediave të huaja, ka ndodhur gjatë kohës kur ai ishte pjesë e Palermos, nga viti 2007 deri në vitin 2013.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMiccoli karrierë për pesë vjet ka bërë edhe te Juventusi, prej vitit 2002 deri në vitin 2007. I ka mohuar të gjitha akuzat. Në vitin 2013 madje kishte thënë se ai është futbollist dhe nuk është mafioz dhe se është kundër idesë së mafisë. “Gazzetta dello Sport” të mërkurën ka shkruar se ai e ka nisur burgimin të mërkurën në Rovigo.
Miccoli e mbylli karrierën si futbollist në klubin maltez FC Birkirkara, gjashtë vjet më parë. Ka qenë edhe pjesë e Fiorentinës, Benficas dhe Lecces.