Sport

Legjenda e Zvicrës, Frei: Xhaka ka të drejtë ta thotë mendimin e vet

Legjenda e futbollit zviceran Alex Frei, ka folur për kritikat që kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, i dha pas barazimit 2:2 me Kosovën javën e kaluar në ndeshjen eliminatore për “Euro 2024”.

Xhaka pas barazimit në “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte kritikuar intensitetin e stërvitjeve.

“Një Granit si kapiten, me 116 ndeshje në përfaqësuese, ka të drejtë të thotë, atë që mendon. Edhepse ai e di shumë mirë, se çfarë shkakton me një deklaratë të tillë. Unë nuk i di prapavijat, për këtë nuk dua të gjykoj, nëse kishte të drejtë apo jo”, ka thënë Frei për gazetën zvicerane “Blick”. “UNë e njoh Granitin gjatë, ai që nga mosha 18-vjeçare ishte një lider”.

Frei ka thënë se siç i njeh Granit Xhakën e po ashtu seleksionuesin e Zvicrës, Murat Yakin, ata “e kanë zgjidhur situatën në katër sy”.