Legjenda e tenisit Martina Navratilova është diagnostikuar me kancer, raporton “BBC” të hënën. Navratilova është diagnostikuar me kancer të fytit dhe të gjirit.
Fituesja e 18 turneve Grand Slam, ishte diagnostikuar në vitin 2010 me kancer të gjirit dhe ishte trajtuar. Ajo pritet të nisë trajtimin në New York më vonë këtë muaj.
Navratilova 66-vjeçare ka thënë se dy kancerët janë zënë në fazë të hershme.
“Unë do të luftojë me çdo gjë që kam”, ka thënë Navratilova.
Navratilova gjatë nëntorit kishte vërejtur një nyje limfatike të rritur në qafë. Biopsia zbuloi se është kancer i fazës së hershme.
Gjatë testimeve u zbulua edhe një gjandër në gji, ndërsa më pas u zbulua se është kancer por nuk ka lidhje me kancerin në fyt.
-
Netanyahu zbulon se fshehurazi iu nënshtrua trajtimit të kancerit të prostatës
-
Rritet numri i rasteve me kancer të gjirit krahasuar me vitin e kaluar
-
Angelina Jolie në ballinën e TIME France shfaq shenjat që ka nga operimi i gjinjve
-
Jessie J: Kanceri i gjirit ma ka ndryshuar të gjithë botën
-
Bëhet thirrje për ndërgjegjësim në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit