Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Legjenda e Arsenalit bëhet trajner i Granadas

Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Anglisë, Tony Adams, është konfirmuar si trajneri i ri i klubit spanjoll, Granada, deri në fund të sezonit.

Granada është e parafundit në tabelën e La Ligës pas humbjes 3 me 1 nga Valencia në fundjavë duke ndikuar në largimin e Lucas Alcarazit.

Legjenda e Arsenalit është zëvendëspresident i DDMC-së, kompani e udhëhequr nga presidenti i Granadas, John Jiang.

50-vjeçari më parë ka udhëhequr Wycombe Wanderersin dhe Portsmouthin.