Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Granada, liderja e La Ligas, që po krahasohet me Leicesterin

Foto: Reuters

Me Barcelonën e Real Madridin, duke pushuar në fundjavë, pas shtyrjes së “Clasicos” për në dhjetor, një skuadër tjetër shfrytëzoi avantazhin për të dalë para dhe për të marrë kreun në La Liga.

Liderja e re e La Ligas, Granada, është në një pozitë që kurrë nuk ka qenë më parë dhe që është kthyer në elitë vetëm këtë stinor, shkruan sot Koha Ditore.

“Asnjëri nuk e ka pritur këtë. Është një nga befasitë më të mëdha në futbollin spanjoll për sa e mbaj në mend unë. Të gjithë janë të shokuar”, ka thënë Toni Padilla, analist televiziv për La Ligan.

E përshkruar në mediat spanjolle si “Leicester City i ri”, po shtrohet pyetja se si është ngritur skuadra në majë dhe se si ish-mbrojtësi i Anglisë, Tony Adams, ka ndihmuar skuadrën të arrijë deri këtu?

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)