Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer ishte Ambasador Nderi i Kosovës.
Beckenbauer vdiq të dielën në moshën 78-vjeçare, ndërsa është prej emrave më të mëdhenj në histori të futbollit. Më 4 mars të vitit 2011 atij i ishte ndarë çmimi “Ambasador Nderi i Kosovës”.
Çmimin ia kishte ndarë presidenti i atëhershëm i Kosovës, Behxhet Pacolli. “Çmimi Ambasador Nderi i jepet Beckenbauerit për kontributin që ai ka dhënë dhe që do të vazhdojë të japë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe FIFA”, shkruan në njoftimin nga ai dekorim.

Artikuj të ngjashëm
-
Beckenbauer kishte premtuar se do ta ndihmonte Kosovën nëpërmjet futbollit
-
Superkupa e Gjermanisë merr emrin e ikonës Beckenbauer
-
“Allianz Arena” e Bayernit përgatitet për lamtumirën e fundit të Beckenbauerit
-
Bota e futbollit i përkulet legjendës Beckenbauer
-
Luan Krasniqi reagon pas vdekjes së Beckenbauerit: Çfarë lajmi i trishtueshëm