Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leedsi mposht Southamptonin në derbin për mbijetesë

Leeds Unitedi i është larguar zonës që dërgon një rang më poshtë në futbollin anglez, pas fitores në xhiron e 25-të të Premier Leagues.

Leedsi, në ndeshjen e parë të Javi Garcias në krye të skuadrës, fitoi të shtunën 1:0 përballë skuadrës së Southamptonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Junior Firpo me golin e realizuar në minutën e 77-të ia dha fitoren vendësve në “Elland Road”.

Kjo ishte fitorja e parë e Leeds Unitedit në ligë që prej 6 nëntorit.

Tani kjo skuadër ka 22 pikë, por mbetet në pjesën e poshtme të tabelës.

Southamptoni i fundit ka 18 pikë.