Sport

Leedsi ia mohon në fund fitoren e Liverpoolit

Leeds United ka shënuar gol në minutën e 87-të për t’ia mohuar fitoren skuadrës së Liverpoolit. Ndeshja e zhvilluar të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së 32-të të Premier Leagues së Anglisë përfundoi me rezultatin e barabartë, 1:1.

Me këtë barazim, Liverpooli humbi rastin të ngritët në vendin e katërt, pozitë që ia mundëson kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli e mbylli pjesën e parë me epërsinë 1:0, me golin e shënuar nga Sadio Mane në minutë ne 31-të, por ishte Diego Llorente që barazoi rezultatin në minutë ne 87-të, rezultat me të cilin edhe mbyll takimi.

Në stol te Liverpooli ishte mesfushori Xherdan Shaqiri, ndërsa për Leeds United gjatë tërë takimit luajti shqiptari Ezgjan Alioski.