Futboll

Mbyllet baras superndeshja mes Leedsit dhe Liverpoolit

Leeds

Plot gjashtë gola u shënuan në pjesën e dytë në përballjen mes Leeds Unitedit dhe Liverpoolit. Por në fund superndeshja mes Leeds Unitedit dhe Liverpoolit përfundoi baras 3:3.

Ndeshja e luajtur të shtunën i takoi javës së 15-të të elitës së futbollit anglez.

Hugo Ekitike e kaloi në epërsi Liverpoolin në minutën e 48-të. Dy minuta më pas, Ekitike, sërish realizoi gol për 2:0.

Dominic Calvert-Lewin e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 73-të. Mesfushori gjerman, Anton Stach, e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 75-të.

Pesë minuta më pas, Liverpooli, kaloi sërish në epërsi 3:2 me golin që e shënoi Dominik Szoboszlai.

Vendësit shënuan gol në minutën e 96-të për ta shmangur humbjen nga Liverpooli.

Ao Tanaka realizoi për 3:3.

Për “të kuqtë” ishte barazimi i dytë rresht në elitë. Edhe xhiron e kaluar barazuan me Sunderlandin.

Liverpooli ka 23 pikë, kurse Leedsi ka tetë pikë më pak.