Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leeds United interesohet për Bardhin

Leeds United pritet të nis bisedimet në janar me futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, raportojnë mediume të afërta me klubin e Premier Leagues.

Skuadra angleze e sheh Bardhin si përforcim të duhur për pozitën e mesfushorit ofensiv, pozitë që nuk është mbuluar që kur Pablo Hernandez u largua.

Bardhi me skuadrën elitare të Spanjës, Levante, ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Futbollisti 26-vjeçar këtë edicion ka shënuar dy gola në shtatë paraqitje.