Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi mund t’i bashkohet Muriqit

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, mund t’i bashkohet sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. Interesim për Bardhin ka shprehur Mallorca, që garon në elitën e futbollit spanjoll.

Bardhi aktualisht është pjesë e Trabzonsporit në Turqi, ndërsa më herët karrierë ka bërë edhe në La Liga, ku ishte pjesë e Levantes. Skuadrës turke, futbollisti i Maqedonisë së Veriut iu bashkua në verën e vitit të kaluar.

Me Trabzonin ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Sezonin aktual në Superligën turke ka shënuar tri gola në 16 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm