Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ledecky heq dorë nga dy gara për shkaqe shëndetësore

Katie Ledecky, medalistja e pesëfishtë e artë olimpike, shkoi në Botërorin e saj të katërt me shpresa të mëdha, duke pritur të përmirësojë edhe kohët e saj më të mira, pasi siç kishte thënë, ka stërvitur fort në kampin e mbajtur në Singapor para Botërorit.

Mirëpo, mundësitë e saj për të shkëlqyer në Botërorin në Kore të Jugut kanë marrë një goditje të radhës të martën, kur Ledecky së pari hoqi dorë nga kualifikimet e mëngjesit në 200 metra krol dhe disa orë më vonë hoqi dorë edhe nga pjesëmarrja në finale në 1500 metra krol, në disiplinën e saj të preferuar, shkruan sot Koha Ditore.

Ledecky nuk është ndier mirë që kur mbërriti javën e kaluar në Gwangju të Koresë së Jugut, ka njoftuar Lindsay Mintenko, drejtoreshë menaxhuese e përfaqësueses së SHBA-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)