Lecce e ka ndalur skuadrën e Lazios në barazim në elitën e futbollit të Italisë.
Lecce të premten mbrëma barazoi me rezultatin 2:2 në “Stadio Olimpico”.
Me këtë barazim, Lecce ka fituar një pikë që mund t’i shërbejë për mbetje në elitë, kurse Lazio rrezikon pjesëmarrjen në “Champions” në edicionin tjetër.
Gabriel Strefezza e humbi penalltinë për mysafirët në minutën e 23-të, kurse Ciro Immobile i vendësve shënoi për 1:0 në minutën e 34-t.
Por ishte sulmuesi Remi Oudin ai që shënoi dy gola për Leccen.
Sulmuesi francez i barazoi shifrat në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë, kurse për 2:1 realizoi në minutën e 51-të.
Lazio arriti t’i barazonte shifrat në minutën e katërt të kohës shtesë me Sergej Milinkoviq-Saviqin.
Edhe
Lazio ndalet në fund nga Udinese
Elseid Hysaj luajti deri në minutën e 58-t te Lazio, kurse Kastriot Dermaku te Lecce ishte i lënduar.
Lazio në pozitën e tretë ma 65 pikë.
Lecce në vendin e 16-të ka 32 pikë.