Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lecce barazon me Sassuolon

Skuadra e Lecces ka luajtur 1:1 të premten mbrëma ndaj Sassuolos në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

Sassuolo avancoi në pjesën e parë me anë të Domenico Berardit që realizoi nga penalltia, ndërsa Lecce barazoi me të filluar pjesa e dytë me sulmuesin Nikola Krstoviq. Për Leccen, ky është barazimi i tretë këtë edicion, ndërsa Sassuolo barazoi për herën e parë.

Te Lecce, i pazëvendësueshëm ishte mesfushori Ylber Ramadani, ndërsa sulmuesi Medon Berisha nuk u inkuadrua fare. Mungoi Kastriot Dermaku pasi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Te Sassuolo, prej minutës së 64-të, u aktivizua mesfushori Nedim Bajrami.