Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

LeBron James ndihmon Cleveland Cavaliersin të kualifikohet në raundin e dytë

Cleveland Cavaliers ka arritur të kualifikohet në raundin tjetër të NBA.

Falë paraqitjes fantastike të LeBron James, Cleveland Cavaliers arrijnë gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes.

“Mbreti” James ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm në përballjen e shtatë dhe të fundit të serisë ndaj Indiana Pacers duke regjistruar, 45 pikë 7 asistime dhe 9 kërcime për të udhëhequr Cavaliers drejt një fitoreje me peshë me rezultat 105:101.

Indiana u përpoq të bënte diçka në Quicken Loans, mirëpo vendasit e kishin ndeshjen nën kontroll që nga minuta e parë e deri në fund të saj. Për Pacers nuk mjaftuan as 30 pikët Victor Oladipo dhe 23 të Darren Collinson

Në raundin tjetër, Cavs do të ndeshen me Toronto Raptors.

Një super James Harden udhëhoqi Houston Rockets drejt fitores së parë në serinë ndaj Utah Jazz.

Edhe LeBron James shkëlqen pas rikthimit në parket Sport LeBron James shkëlqen pas rikthimit në parket

Në Toyota Center, Harden realizoi 41 pikë 7 asistime e 8 kërcime në fitoren 110:96 të Houstonit që tashmë kryeson 1:0 serinë e gjymsëfinaleve të Perëndimit.

Në mungesë të Ricky Rubios së lënduar, Utah e kishte të vështirë të ndërtonte lojën dhe skuadra e Mike D’Antonit bëri diferencën në këtë sfidë të parë edhe falë paraqitjes së mirë të Chris Paul i cili realizoi 17 pikë.