Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leao thotë se një ditë do të luajë në Angli

Ylli i Milanit, Rafael Leao ka zbuluar dëshirën e tij për të luajtur një ditë në Premier Leaguen e Anglisë. Sulmuesi portugez ka oferta nga Anglia, ndërsa pranoi se pëlqen Arsenalin. 23-vjeçari thotë se është i fokusuar te Milani.

“Në të ardhmen po. Por, tani jam 100 % i fokusuar te Milani. Jam në një klub të madh dhe kam kontratë. Më pëlqen qyteti. Kam parë shumë ndeshje të Premier Leagues së Anglisë këtë vit, më pëlqen Arsenali, mendoj se ata luajnë shumë mirë”, ka thënë Leao për “TMW”.

Leao me Milanin ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Sezonin aktual ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar pesë herë në 14 ndeshje.