Rafael Leao do të mbetet pjesë e Milanit. Sulmuesi portugez ka arritur marrëveshje personale me drejtuesit e klubit “kuqezi” për vazhdimin e kontratës.
Forma e mirë që po kalon 22-vjeçari ka bërë që drejtuesit e klubit ta shpërblejnë me kontratë të re.
Leao do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, që do ta mbajë në “San Siro” deri në vitin 2026.
Këtë sezon sulmuesi portugez ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime.