Karateisti ukrainas, Stanislav Horuna, thotë se është gati të luftojë për të mbrojtur vendin e tij, Ukrainën, pas pushtimit të Rusisë.
Stanislav që ka fituar medaljen e bronztë olimpike në Lojërat Olimpike të Tokios, beson se ka aftësi ushtarake për të ndihmuar vendin e tij.
“Mendërisht jam gati, gati për të luftuar. Sepse e di që nuk jam duke sulmuar, por jam duke mbrojtur. Është një sfidë por që jam i gatshëm”, deklaroi Horuna.
Ai ka bërë të ditur se është trajnuar për të qenë në luftë dhe e sheh vetën si një ushtar.
Artikuj të ngjashëm
-
Evropiani në karate nis të mërkurën, nënkampioni botëror garon të enjten
-
Zelensky mirëpret armëpushimin SHBA-Iran, thotë se është i gatshëm për armëpushim me Rusinë
-
Ukrainasja që la vallëzimin për t'u bërë snajperiste
-
Ukrainasi përjashtohet nga Lojërat Olimpike Dimërore për shkak të helmetës
-
“Pyesja veten nëse do të isha frikacak”: 5 burra ukrainas tregojnë si i ka ndryshuar lufta