Karateistja Fortesa Orana është pranë medaljes evropiane në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë. Orana ka fituar katër luftëra në kategorinë mbi 68 kilogramë, ndërsa luftën për medalje të bronztë e ka të dielën.
Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytën mundi Simona Simovskan e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në raundin e tretë triumfoi ndaj Nancy Garcia të Francës. Në çerekfinale fitoi ndaj Titta Keinanen të Finlandës. Orana humbi mundësinë të mbetet në garë për medalje të artë, pasi në gjysmëfinale humbi nga bullgarja, Aleksanddra Stubleva.
Artikuj të ngjashëm