Lazio ka shokuar kampionin e Italisë, Napolin, duke e mposhtur të shtunën në Stadiumin “Diego Armando Maradona” në xhiron e tretë të sezonit në Serie A.
Ekipi i Maurizio Sarrit fitoi 2:1.
Luis Alberto ia dha epërsinë e parë në minutën e 30-të, ndërsa Napoli u rikthye vetëm dy minuta më pas me Piotr Zielinskin. Në minutën e 52-të, Lazio arriti edhe golin e dytë, që në fund doli të ishte i fitores. Realizoi Daichi Kamada.
Te Napoli u paraqit për 90 minuta edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Kampioni aktual në Serie A, në tri ndeshjet e para këtë sezon ka grumbulluar gjashtë pikë. Për Lazion ishin tri pikët e para.
Artikuj të ngjashëm