Lazio është në rrezik për t’u eliminuar nga Liga e Konferencës pasi e humbi ndeshjen e parë tek AZ Alkmaari, 2:1, në ndeshjen e 1/8 së finales. Dueli kthyes luhet në Holandë, nga ora 21:00, ndërsa italianët synojnë ta fitojnë trofeun e parë evropian që prej vitit 1999.
Ky ballafaqim i prin derbit lokal në Serie A kundër Romës, që zhvillohet të dielën. West Hami ka epërsi 2:0 ndaj AEK Larnacas së Qipros, para ndeshjes kthyese që zhvillohet në Londër. Villarreali ka luajtur baras 1:1 me ekipin belg, Anderlechtin, ndërsa Fiorentina ka epërsinë 1:0 ndaj Sivassporit para duelit që zhvillohet në Turqi.
Nice po ashtu ka fituar ndaj Sheriff Tiraspolit të Moldavisë, 1:0. Ballafaqimi kthyes luhet në Francë, nga ora 21:00.