Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio pëson disfatë në shtëpi nga AZ Alkmaari

Lazio ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të plejofit të 1/16 të finales të Ligës së Konferencës. Lazio u mposht në shtëpi nga AZ Alkmaari me rezultatin 2:1.

Lazio nuk ruajti epërsinë e krijuar në minutën e 18-të.

Pedro ishte realizator i golit të vetëm për klubin nga Roma. Ndërkohë, klubi holandez barazoi fillimisht rezultatin në 1:1 nëpërmjet Vangelis Pavlidis.

Ai shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë, kurse fitoren AZ Alkmaarit ia siguroi Millosh Kerkez në minutën e 62-të.

Elseid Hysaj ishte në stol.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave.