Lazio ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Torino, për të rritur gjasat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Roma e mposhti Torinon me rezultat prej 0-1, transmeton Koha.net.
Rastin e parë për të kaluar në epërsi Lazio e pati në minutën e 23, por që Luis Alberto u tregua i pasaktë nga penaltia.
Megjithatë në pjesën e dytë ishte Milinkoviq-Saviq ai që shënoi në minutën e 56 nga asistimit i Luis Albertos.
Lazio me këtë fitore arrin në kuotën e 70 pikëve, dhe mban vendin e katërt, katër pikë më shumë se Interi në vendin e pestë. Kurse Torino në vendin e 10 ka 47 pikë.