Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio nuk fiton ndaj Crotones, xhiro e fundit ndaj Interit vendimtare

Lazio nuk ka arritur më shumë se një barazim 2 me 2 me Crotonen një xhiro para fundit, për të humbur rastin që të sigurojë pozitën e katërt për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Luliq e Milinkoviq-Saviq shënuan për Lazion teksa, Simy e Ceccherini shënuan Crotonen.

Në tabelë, Lazio ka 72 pikë në pozitën e katërt, tri më shumë se Interi. Dy ekipet përballen në xhiron e fundit, me Lazion si vendase. Fitorja ose barazimi e çojnë në Champions Lazion, ndërsa Interi për t’u kualifikuar duhet patjetër të triumfojë.