Lazio u është kthyer fitoreve në Serie A, duke mposhtur Frosinonen si mysafire 0 me 1 në xhiron e 22-të.
Pas dy humbjeve dhe një barazimi, Lazio ka shfrytëzuar gabimin e ekipeve në top-katërshe të ligës, për t’iu afruar më shumë.
Felipe Caicedo realizoi golin e vetëm në minutën e 36-të.
Në tabelë, tani Lazio ka 35 pikë në pozitën e gjashtë. Po aq pikë ka edhe Roma në pozitën e pestë. Në pozitën e katërt, Milani ka 36 pikë. Interi është i treti me 40.