Lazio ka pësuar humbje 3:1 në shtëpi nga Udinese sot në xhiron e nëntë të Series A të Italisë.
Ciro Immobile (74’ penallti) shënoi golin e vetëm për Lazion, ndërsa për Udinesen shënuan Tolgary Arslan (18’), Ignacio Pussetto (45+3’) dhe Fernando Forestieri (71’).
Për Lazion në portë ishte Thomas Strakosha, ndërsa mungoi Vedat Muriqi shkaku i lëndimit.