Lazio ka pësuar tjetër humbje në Serie A. Lazio pësoi të hënën disfatën e tretë rresht në elitën e futbollit italian. Lazio humbi nga Udinese në Romë me rezultatin 2:1, në ndeshjen që i takoi javës së 28-të. Lorenzo Lucca shënoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa falë autogolit të Lautaro Giannettit, Lazio barazoi shifrat në 1:1. Po Udinese reagoi shpejt duke shënuar golin e dytë në minutën e 51-të. Golin e fitores 2:1 e shënoi Oier Zarraga. Te Lazio ndeshjen e kompletoi Elseid Hysaj. Lazio është në vendin e nëntë me 40 pikë, kurse Udinese ngritët në vendi ne 13-të me 27 pikë.
Artikuj të ngjashëm