Lazio ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Udinese.
1 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit, transmeton Koha.net.
Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi në minutën e 13 përmes Lasagnas, por Lazio u kundërpërgjigj duke shënuar dy herë në pjesën e parë.
Immobile e Luis Alberto shënuan për fitoren e mysafirëve.
Me këtë fitore Lazio lë prapa Romën e Interin në Serie A. Në vendin e tretë Lazio ka 60 pikë, po aq sa Roma, kurse ka një më shumë se Interi në vendin e pestë.
Udinese në vendin e 13 ka 33 pikë.