Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio mposht bindshëm Frosinonen

Lazio ka mposhtur me përmbysje e me rezultat bindës Frosinonen, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të në Serie A.

Skuadra e Maurizio Sarrit fitoi 3:1 të premten në mbrëmje.

Matias Soule ia dha epërsinë Frosinones në minutën e 58-të, para se Lazio të kthehej me tre gola për 14 minuta. Shënuan Tatty Castellanos, Gustav Isaksen dhe Patric.

Pas fitores, Lazio ka 27 pikë dhe është në pozitën e tetë në tabelë.

Frosinone ngel e 14-a me 19 pikë.

Artikuj të ngjashëm