Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio me fitore të vështirë ndaj Atalantas

Matias Vecino ka shënuar gol në minutën e 83-të për fitoren e vështirë të Lazios ndaj Atalantas. Lazio fitoi 3:2.

Skuadra nga Roma kaloi në epërsi që në minutën e pestë kur Charles De Ketelaere shënoi autogol. Në minutën e 11-të, Valentin Castellanos shënoi për 2:0 në të mirë të Lazios. Por Atalanta u kthye.

Edersoni shënoi golin e parë në minutën e 33-të, ndërsa Sead Kolashinac barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 63-të. Më pas Vecino vendosi sfidën e xhiros së tetë të Serie A, të zhvilluar të dielën.

Elseid Hysaj kompleoti ndeshjen te Lazio, njëjtë si Berat Gjimshiti tek Atalanta. Lazio është e 12-ta me dhjetë pikë. Atalanta është e gjashta me 13 pikë.

Artikuj të ngjashëm