Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio me fitore të madhe ndaj Interit

Lazio ka mposhtur Interin në kuadër të xhiros së tretë në Serie A. Të premten mbrëma, Lazio fitoi me shifrat 3:1.

Felipe Anderson realizoi për 1:0 në minutën e 40-të. Rezultatin në 1:1 e barazoi Lautaro Martinez në minutën e 51-të. Por skuadra nga Roma u kthye sërish.

Për 2:1 shënoi Luis Albert në minutën e 75-të. Ndërsa rezultatin përfundimtar, 3:1, e vendosi Pedro në minutën e 86-të.

Lazio i ka shtatë pikë nga tri ndeshje. Aktualisht është lider.  Interi mbetet me gjashtë pikë. Është i katërti.

Elseid Hysaj luajti prej minutës së 71-të te Lazio. Kristjan Asllani qëndroi në stol tek Interi.

Po të premten, Udinese fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Monzas.

https://clip.dubz.co/v/kyw7aj

https://clip.dubz.co/v/xwk74a

Artikuj të ngjashëm