Lazio po vazhdon me formën e lartë në Serie A.
Skuadra e Thomas Strakoshës ka shënuar fitore bindëse ndaj skuadrës së Valon Behramit, Udineses, të cilën e mposhti me rezultat prej 3 me 0, raporton Koha.net.
Lazio kaloi në epërsi pas autogolit nga Samir kur po luhej minuta e 22. Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy herë, përmes Nanit e Andersonit.
Strakosha ishte i plotë në këtë takim, përderisa Behrami mungoi për shkak të lëndimit.
Lazio tani ka 46 pikë në vendin e tretë, kurse Udinese në vendin e nëntë ka 29 pikë.
Artikuj të ngjashëm