Lazio ka shënuar fitore ndaj Sassuolos në xhiron e 33-të të elitës italiane të futbollit.
Lacialët të mërkurën në mbrëmje fituan 2:0 përballë Sassuolos, me nga një gol në secilën pjesë.
Felipe Anderson shënoi në minutën e 14-t, kurse kroati Toma Bashiq realizoi në minutën e dytë të kohës shtesë.
Elseid Hysaj te Lazio luajti nga minuta e 68-të, kurse Nedim Bajrami te mysafirët u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë.
Lazio vazhdon të mbetet në pozitën e dytë. Ka 64 pikë. Sassuolo ka 43 pikë në pozitën e 12-të.
Artikuj të ngjashëm